Pas shpalljes së Kushtetutës dhe rënies së ɾeɠɉȋɱȋʈ të Abdyl Hamitit, në vilajetet shqiptare fryu një fllad i liberalizimit.
Në qytetet shqiptare të Maqedonisë së sotme, si në Shkup dhe Manastir, disa gazeta dhe revista shqipe panë dritën e botimit si «Shkupi», «Bashkimi i Kombit», «Drita» dhe «Lahut’ e Malsis», shkruan Konica.al.
Shtypi shqiptar i kohës, pavarësisht vështirësive të ɳɖuɑɾɳɖuɑɾʈɑ, u bë zëdhënës i ideve për emancipim kombëtar të shqiptarëve, duke ƿɾȯƿɑɠɑɳɗuɑɾ mënjanimin e ndasive fetare.
Në këto vija këtillohet edhe gazeta «Shkupi», që funksionoi afër dy vite (1911-12), dhe nxori në dritë në gjithsej 31 numra.
Kjo fletore, që i kishte vënë si moto vetës «Pruen interesat e kombit» drejtohej prej patriotit dibran Jashar S. Erebara.
Më 18 dhjetor 1911 botohet një letër nga Zhornanica e Rekës (krahina e Dibrës), në të cilën avokohej se shqiptarët ortodoksë kundër sɧʈȯɳȋɳ nxehtësisht çfarëdo lidhje me grekët.
«Shqiptarët ortodoksë nga Reka e Sipërme i kanë ba të njohur prefektit dhe dhespotit të Dibrës se shqiptarët ortodoksë, sot e mas s’kanë me e njoftë aspak si të parë feje klerin grek».
Kjo gazetë e udhëhequr nga ndjenja atdhetarë përpiqej t’i bindte lexuesit me një gjuhë të kuptueshme për dallimin midis kombit dhe besimit.
«Ortodoksët mund të jenë për nga kombësia serbë, bullgarë, grekë, etj., ashtu si janë edhe shqiptarë».