Policia në Norfolk, Nebraska ndaloi një makinë pasi në ulësen e pasagjerit kishte një dem të madh.
Siç edhe mund të shihet në pamje, makinës i ishte prerë gjysma e çatisë në mënyrë që “të përshtatet” me kafshën, përcjell Telegrafi.
Kështu, burrit që drejtonte makinën iu dha një paralajmërim nga policia dhe u urdhërua të kthente demin në shtëpi.
Dhe sigurisht këto pamje nuk iu kanë ikur mediave vendase, të cilat nxituan për të kapur momentin në kamera. /Telegrafi/