Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në sheshin është tentuar të grabitet nga persona të panjohur.
Dy persona janë parë në kamerat e sigurisë duke ikur pasi ia kanë vjedhur paratë një gruaje që i kishte tërhequr të hollat e saj nga një bankomat.
Ndërsa, njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës, tregojnë pamjet të cilat i ka publikuar Paparaci.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha se dy persona dyshohen për grabitjen.
“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.