Në shtator të vitit 1991, gjenerali serb Ratko Mladiq me makinerinë e tij luftarake ishte shumë afër cakut të vet, në periferi të Shibenikut – qytet në Kroaci.
Mirëpo, aty e kishte pritur gjenerali Rrahim Ademi i cili komandonte mbrojtjen e Shibenikut.
Ademi për Al Jazeera shpjegon se qëllimi i Mladiqit ishte ta ndajë Kroacinë në dy pjesë, në drejtim të Sinjit dhe Biogradit.
“Në atë rast do t’i ishin hapur rrugët e reja, sidomos në drejtim të Splitit dhe më tutje në jug, kështu që rënia e Shibenikut ishte çështje e gjithë Dalmacisë. Për këtë arsye konsideron se mbrojtja e Shibenikut ishte një prej fitoreve më të mëdha kroate në luf.të me APJ’në. Ai e kishte një ushtri moderne, me ta.nke, ndërsa ne nuk kishim me çfarë të mbrohemi. Atëherë kam organizuar marrjen e kazermës në rogoznicë, ku erdhëm deri te armatimi i rëndë dhe topa, dhe aty brenda natës i formuam bateritë e artilerisë dhe i vendosëm në mbrojtje para Shibenikut, e më pas depërtuam diku rreth 25 kilometra pas Vodices dhe arritëm ta thyejmë bllokadën e Shibenikut”, rrëfen Ademi.
Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës. Kjo ishte disfata e parë e tij, ndërsa unë si ushtar, konsideroj se ishte fitorja më e madhe e luf.tës atdhetare të Kroacisë në betejën e Shibenikut”, thotë Ademi, transmeton gazetametro.net.
Derisa ai rajon ishte nën komandën e Ademit, ai i ka pamundësuar Mladiqit marrjen e digës së Perucit, pasi gjenerali serb kërcënonte se do ta rrënojë atë dhe do t’i mbyste më shumë se 50.000 njerëz.
Ademi pohon se Mladiqin kurrë nuk e ka njohur. “Lavdi Zotit”, thotë, sepse për të si njeri dhe oficer ka mendim shumë të keq.
“Ne jemi shikuar vetëm nëpër armë, dhe në çdo sulm të tij në Shibenik, ia kam “thyer dhëmbët”. Mund të them se ai nuk ka qenë kurrfarë ushtari. ai kurrë nuk ka treguar dijen dhe aftësitë e luftimit, ai e ka treguar vetëm “trimërinë” e tij ndaj civilëve të pafajshëm, duke i vrarë civilët dhe njerëzit të cilët kanë qenë të paarmatosur”, theksoi Ademi.(INA)