Një djalë i vogël në Rusi, i cili u sulmua nga një tufë qensh të egër në një plazh, ishte me shumë fat!
Sipas New York Post, incidenti thuhet se ka ndodhur më 27 gusht, kur qentë e egër filluan ta ndiqnin fëmijën, ndërsa ai po luante në një vendbanim në Makhachkala.
Ngjarja është regjistruar dhe është publikuar në platformën Reddit. Siç shihet në pamjet, fëmija vrapon në plazh, ndërsa tufa e qenve endacakë e ndjek. Për të shpëtuar, djali i vogël zhytet në det, duke lënë qentë të lehin në breg.
Pavarësisht se ka shpëtuar sipas Reuters, djali i vogël duket se ka marrë disa kafshime përpara se të futej në det.
Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore