Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku gjatë ditës së djeshme ka thënë se më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën.
Zogiani në reagimin e tij thotë se reagimi i Klinakut lidhet me faktin se nuk po mund të përfitojë më, si në qeverisjet e kaluara.
Ai ka shkruar se Klinaku dhe organizata e tij ka përfituar nga Qeveria e Ramush Haradinaj 20 milionë euro.
“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfar kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky!”, shkruan Zogiani.
Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ishte deklarata që dha mbrëmë kreu i OVL-UÇK, Faton Klinaku.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, teksa Klinaku jo vetëm që nuk u tërhoq por e përsëriti për herë të dytë përmes një postimi tjetër në rrjetin social Facebook.
“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se:
A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë!
Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm:
“Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, shkruan Klinaku në postimin e dytë.