Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesi i OVL-së, Faton Klinaku ka deklaruar se më përpara e vret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se sa ikën nga Kosova.
Mirëpo kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai ka folur për kamerën e lajmit.net lidhur me këtë çështje.
‘’Deklarata e Klinakut nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Mendojë që ishte një shprehje e papranushme’’ ka thënë Konjufca.
Konjufca po ashtu ka folur edhe për çështjen e vizava për Kosovën.
Më tutje kryetari i Kuvendi të Kosovës ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj që Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi.
‘’Qeveria Kurti është këtu, ai e ka shtëpinë këtu’’, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se bllokimi i seanca në sesionin vjeshtor nuk do ta dëmtojnë mazhorancën e as kryeministrin Albin Kurti por vetë Republikën e Kosovës./Lajmi.net/