Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has është distancuar nga deklarata e udhëheqësit të saj, Faton Klinakut, ku përmendej “vrasja e kryeministrit Albin Kurti”.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së ka deklaruar të martën në mbrëmje se “më parë e vras Albin Kurti sesa iku nga Kosova”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot Qendra e OVL të UÇK-së në Has.
Kjo qendër është distancuar nga deklarata e kryetarit Klinaku.
“OVL UÇK në Has do të respektoj Qendrën OVL-Prishtinë për të Gjitha Vendimet. Por Dega_ OVL UÇK HAS distancohet nga Një deklaratë e Ushtruesit të Detyrës Z. Faton Klinaku ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovës”, thuhet në reagim.
“OVL UÇK HAS është në Mbështetje të të gjithave instutucioneve të Republikes së Kosovës”, thuhet në njoftim.