Cristiano Ronaldo ka bërë një kërcim tradicional saudit gjatë fitores 4-0 të marrë nga Al Nassr kundër Al Shabab mbrëmjen e së martës.
Ronaldo shënoi dy golat e parë dhe gjatë një prej festimeve të tij duket se ka bërë një kërcim tradicional saudit.
Një moment ky që është bërë viral në rrjetet sociale në Arabinë Saudite, që kanë shpjeguar se festimi i Ronaldo-s është një homazh për kërcimin saudit ardah.
Ardah është një kërcim popullor, shpesh i shoqëruar me daulle, që mund të ketë edhe dy rreshta me burra që mbajnë shpata në duar.
Një tifoz ka shkruar në Twitter: “Oh Zot, Cristiano po kërcen vallen saudite. Po ëndërroj?”.
Një tjetër ka shkruar: “Ky është një kërcim arab”.
Një tjetër ka shtuar: “Ai është i lumtur në Arabi”.