Nexhmedin Spahiu, thotë se habitet se si Vetëvendosja si parti që ka marrë 50% të votave, ka ministra kaq të dobët. Ai tha se kjo parti ka shumë kuadro ndër aktvistë të saj – prandaj siç tha ai – ‘do të duhej të gjendeshin emra të përgatitur për dikastere si arsimi’.
Derisa në emisionin e debatit të kanalit 10, panelistë tjetë përmendën emrin e Jusuf Thaçit si një emër, Spahiu kundërshton kështu:
“Po cfarë Jusuf Thaçi allahile, ai nuk e pranon shtetin e Kosovës, atë duhet me shti në burg”.
Kjo deklaratë e Spahiut kaloi me të qeshura në studio dhe pak replika kundërshtuese ndaj këtij konstatimi. /Periskopi