Një video jo aq e këndshme në TikTok që tregon një piton 5 metra në çatinë e një shtëpie në Australi është bërë virale. Videoja rrëqethëse ka mbledhur mbi 12 milionë shikime. Ndjekësit panë teksa gjarpri i madh rrëshqiste nëpër çatinë e shtëpisë dhe nxirrte kokën nga një pemë. Më pas lëviz ngadalë derisa më në fund zhduket në pemë.
“Vetëm në Australi do të shihni një gjarpër 5 metra të gjatë në periferi”, thuhet në mbishkrimin e videos, e cila është xhiruar në Queensland. Komentet poshtë videos tregojnë tmerrin e atyre që duruan ta shihnin: “Është e tmerrshme apo jo?”, shkruan njëri në komente.
“Si do ta heqim?, pyet një fëmijë, ndërsa një grua i përgjigjet: “Nuk do ta heqim”. Kaluan 5 metra derisa arriti te pema e parë, shtoi një tjetër, ndërsa një tjetër shkruante se “në Australi do të ketë dhe dinosaur”.
Nga ana e tij, herpetologu Snake Catcher Dan paralajmëron njerëzit që të mos afrohen shumë me këta zvarranikë pasi, megjithëse nuk janë të rrezikshëm për njerëzit në rrethana normale, ata do të kafshojnë nëse ndihen të kërcënuar.
“Pitonët e kësaj specie kanë 80 deri në 100 dhëmbë të vegjël, por një më i madh mund të shkaktojë dëme nëse ju kap”, thotë ai.