Në kanalin zyrtar të ‘Stupcave’ në ‘Youtube’, javën që lamë pas janë publikuar dy skeçe, ku protagonistë kryesor janë Osman Azemi, Vedat Bajrami dhe Mensur Safçiu.
Ishin fansat e treshes ata të cilët menduan se janë ribashkuar sërish.
Indeksonline ka kontaktuar me aktorin Osman Azemi, i cili tha se këto skeçe të cilat tani janë publikuar në kanalin zyrtar të Stupcave janë skeçe të cilat janë publikuar më herët në Gjirafa dhe se “Stupcat” nuk do të kthehen.
Ai sërish përsëriti se ‘Stupcat’ do mbesin në arkivë./Indeksonline