Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, ka siguruar një video të ditëve të fundit, ku serbët në Manastirin e Draganacit, në veri të Gjilanit, këndojnë këngë duke madhëruar Rusinë, e po ashtu kërkohet okupimi i Kosovës nga Serbia. Përveç kësaj, në këtë objekt kulti, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive edhe duke i paguar.
Një video të tillë e ka shpërndarë në rrjetin social, Agim Musliu, drejtor i këtij instituti.
Ndërsa, Arta Haxhixhemajli, hulumtuese në OCTOPUS tha për RTKlive, se ky institut ka siguruar videon nga rrjetet e mbyllura sociale, që i përket ultranacionalistëve serbë. Videoja, sipas saj, është realizuar në këto dy a po tri ditët e fundit.
“Vendi i realizimit të videos është në Manastirin e Draganacit në mes të Gjilanit dhe Kamenicës. Ne video shihet manipulimi i fëmijëve dhe keqinformimin e gjeneratave të reja po ashtu edhe vazhdimësia e përbashkët serbo-ruse për mos-heqjen nga Kosova edhe vazhdimin e konflikteve”, deklaroi ai.