Kritikëve për incidentin me flamurin serb Rita i përgjigjet me këtë video

Rita Ora ka reaguar sërish pas incidentit me flamurin serb në koncertin e saj në Hungari.

Së fundmi artistja shqiptare ka ndarë në Instastory videon ku Mbreti Charles flet për ikonat nga Shqipëria duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Kjo vjen si një përgjigje e saj ndaj gjithë atyre që nuk e besuan që nuk e pa kur e mori flamurin.

Më herët në reagimin e saj të parë Rita u shpreh se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespektimi ndaj popullit shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.