Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se qysh sonte Prokuroria e Shtetit duhet të merret me kreun e veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, i cili në një postim në Facebook ka deklaruar se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Sipas Kajtazit, një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe njëkohësisht e dënueshme.
“Gjuhe e papranueshme dhe e denueshme. Prokuroria sonte duhet me merret me te! Veteranet duhet te distancohen nga ky qendrim”, shkroi Kajtazi në Facebook.
Klinaku ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.
Ai po ashtu ka ndarë një bisedë që thotë se e ka zhvilluar me një votues të kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij ka deklaruar se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.