Një qytetar, i cili shet cigare për ta fituar bukën e gojës, ka emocionuar gazetarin e “Shqiptarqe Krejt” me deklaratën e tij.
Ai ka treguar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë dhe se më nuk ka dashur të martohet për shkak se ka qenë shumë i lidhur me të, përcjell Korrespodenti.
“Më ka vdekë gruaja prej kancerit. Nuk ka mujt gruaja me ba fëmijë se ka qenë prej kancerit. Nuk jam martu më se vorrin e asajna nuk kam mundur me e shkelë. Me të kallxu drejt, me ka mbyt”, thotë ky qytetar.
Bisedën e plotë të tij për faqen “Shqiptarqe Krejt” e gjeni në videon më poshtë: