Fero: Në atë zemër që hyn islami, aty nuk ka vend e keqja apo mërzia.
Rap-artisti nga Gjilani vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.
Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më këngët e tij dhe se është penduar për çdo tekst që ka shkruar.
I njëjti kësaj radhe ka ndarë sërish një postim në Instagram, një mesazh me motive fetare.
“Në atë zemër që hyn Imani ose Islami, aty nuk ka vend e keqja apo mërzia”, tha ai.