Ali Arifi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, ka bërë një sërë gabimesh në një reagim të tijin kundër Riad Rashitit, kryetarit të PDK-së në degën në këtë komunë.
Arifi në reagimin e tij në ‘Facebook’ vendos ‘ë’-ja aty ku s’duhet e i harron t’i vendosë ku kërkohet.
Teksa synon të shprehet figurativisht përmes figurës së pasqyrës, drejtori i Alban Hysenit diku i referohet “pasqyrë” e diku “psqyrë”.
“Riad:’Kurë nuk të pëlqen ftyra, fajet si ka pasqyra”. E di që nuk mundesh me e ndrru as ftyrën e as pasqyrën, krejt shka mundesh me ba, nëse don me u kursy nga pikllimi është : mos me u kshyrë shpesh në pasqyrë. Po të drejtohem si Riad sepse Ti nuk përfaqëson askend, as veten tënde, sepse i ke shpërfaqe, tashmë,disa varianta riadiane”, ka shkruar Arifi në ‘Facebook’.