Analisti Shenoll Muharremi konsideron se nuk duhet kritikuar kryeministri Kurti dhe qeveria e tij, “vetëm sa për të kritikuar”.
Ai ka thënë se €120,000 nuk do të thotë asgjë nëse s’e krahasojmë me vlerën që kemi marrë për kthim, duke komentuar raportimet se “Kurti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro”.
Postimi i plotë:
“Kurti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro”
Nuk mundemi me kritiku Kurtin e qeverinë vetëm sa me kritikuar. €120,000 nuk do të thotë asgjë nëse se krahasojmë me vlerën që kemi marrë për kthim. Mundet me qenë pak, mundet shumë.. mundet aq sa ka qenë e nevojshme. Dmth duhet me u krahasu me diçka e jo vetëme thanë “keq shumë”. Të dashur, kryeministri i menaxhon 3,210,000,000 euro në vit, dmth €3.21 miliardë. 120k janë hajgare. Për një mandat €12 miliardë i menaxhon. E €20 miliardë për një mandat i humbim me tregti nga bilanci importit. Këto janë gjëra të rëndësishme që përcaktojnë fatin dhe ardhmërinë tonë. Ai nëse don edhe €100 miliardë le ti harxhon përderisa prej tyre i bënë 150 apo 200 miliardë. Mos kritikoni për gjithçka pa jap arsye pse po e bëni, se humbë kredibiliteti juaj, e pastaj edhe kur keni të drejtë nuk ju beson publiku.