Gjatë ditës së sotme një temë e diskutuar ka qenë hedhja e flamurit të Serbisë gjatë performancës së Rita Orës në mbrëmjen e djeshme në Hungari.
Kjo situatë ka arritur të sjellë reagime në opinonin publik.
Është profesori universitar Enver Bytyçi ai i cili u shpreh se e gjitha ka qenë e orkestruar të flitet që “Rita këndoi me flamurin tonë”.
“Nuk ka njerëz më pervers në botë! Shfrytëzojnë rastin e “pavetëdijes” së këngëtares të përqëndruar te kënga dhe performanca për të bërë propagandë”, shtoi ndër të tjera profesori.
Postimi i plotë
Aq keq ndihen serbët përballë shqiptarëve, sa thërrasin në ndihmë edhe momente të tilla si ai me Rita Orën në Hungari. Ia hodhën flamurin serb, me qëllim që të thonë se “Rita këndoi me flamurin tonë”!
Nuk ka njerëz më pervers në botë! Shfrytëzojnë rastin e “pavetëdijes” së këngëtares të përqëndruar te kënga dhe performanca për të bërë propagandë! Gjithçka e orkestruar, siç dinë serbët ta bëjnë këtë! Gjithçka perverse, mjafton që të tërhiqej vëmendja e botës së qytetëruar!
Dhe diletantët, idiotët e dobishëm, psikopatët e narcistët shqiptarë morën hov të paparë për ta sulmuar yllin e muzikës, Rita Orën, pse nuk e vërejti që ai flamur na paska qenë i Serbisë?! Sikur të reagonin kështu kundër ploitikanëve shqiptarë, që çdo ditë, hapur dhe pa maska punojnë për Serbinë, me kohë do ishim bërë shteti me reputacionin më të madh në Europë! Luftoni tradhtarët o të mjerë dhe jo Ritën që na nderon kudo në botë!