Flamuri që s’e pamë: Dikush e valoi të Kosovës derisa Rita Ora e mbante mbi supe të Serbisë

Tashmë videoja ku shihet këngëtarja britanike me origjinë kosovare Rita Ora duke mbajtur flamurin serb është bërë virale. Por, duket se në atë koncert kishte edhe pjesëmarrës nga Kosova që valuan flamurin e Kosovës.

Rita Ora derisa po e këndonte njërën prej këngëve të saj, shihet derisa e mbante mbi supe e derisa bënte një varg veprimesh me flamurin e Republikës së Serbisë.

Dhe, derisa ajo po bënte këto veprime me flamurin e shtetit që ende s’e njeh Republikën e Kosovës, dikush nga publiku vërehet që e kishte flamurin kosovar.

Flamurin e shtetit më të ri evropian mund ta shihni nga sekonda 23 e videos së mëposhtme: