Ekipi nga Kosova ‘CS:GO’, Bad News Eagles ka mposhtur bindshëm ekipin rus Aurora, duke mbërritur në finale të turneut RES Season 5.
BNE-ja triumfoi 2:0 në ‘map’-a. Ekipi kosovar mposhti ekipin rus 16:4 në ‘hartën ‘map’-ën “Mirage”, teksa triumfoi 16:10 në “Anubis”.
Në finale BNE-ja e pret fituesin e duelit mes ekipit RedPack dhe Zero Tenacity.
‘MVP’ i të dy ‘map’-ave ishte rigoN, i cili pati në total 45 vrasje dhe 26 vdekje.
BNE-ja sot do të luajë edhe një tjetër duel. Do të përballet me ekipin ukrainas Monte në kuadër të turneut CCT North Europe Series 7.