Ermal Mamaqi ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetaren e Ora News, Sonila Musaj, ku ka folur rreth librit të tij të parë të titulluar “Në garë me veten”.
Ai ka treguar se libri është në të gjitha libraritë dhe do të jetë këtu në panair.
“Libri quhet “Në garë me veten” dhe është në të gjitha libraritë do të jetë këtu në panairin e librit çdo ditë.
Unë do të jem këtu çdo ditë deri të dielën të shtunën dhe të dielën do të jem gjithë ditën”, është shprehur ai.
Më tej gjatë intervistës Ermali ka shtuar:
Ata që e blejnë librin do të marrin autograf falas, kush blen 4 libra merr të 5-tin falas kush blen 10 libra ka një puthje nga unë.
Ai që blen 20 libra ka një drekë nga unë.
Ai që blen 100 libra nuk e them dot në televizion është diçka e mrekullueshme e shkëlqyeshme e magjishme, por që nuk e themi dot më vjen keq.