E gjithë Spanja kundër tij! Presidenti i Federatës jep dorëheqjen për skandalit me futbollisten

Luis Rubiales këtë të premte do të japë publikisht dorëheqjen e tij. Presidenti i Federatës Spanjolle është kthyer në personin më të urryer të Spanjë pas gjesteve pas finales së Kupës së Botës ku ai puthi në buzë futbiollisten Jeni Hermoso.

Një veprim i pahijshëm që solli shumë reagime, nga bota e sportit e jo vetëm, me kryeministrin spanjoll që deklaori se “ndjesa publike” me një video nuk ishte e mjaftueshme. Këshilli i Lartë i Sporti vendosi të merrte në shqyrtim çështjen e tij duke hapur hetim, ashtu si edhe FIFA për sjellje të pahijshme.

I rrethuar nga të gjitha anët, Rubiales vendosi që të mblidhte për këtë të premte një Asamble të Jashtëzakonshme të Federatës, duke shpresuar që të gjente aty mbështetje. Por klubet me radhë filluan të deklaronin se nuk do të merrnin pjesë në këtë eveniment dhe kjo bëri praktikisht të qartë se ditët e tij në këtë institucion kishin mbaruar.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se pas një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Spanjolle si dhe drejtues të lartë të saj, Rubiales ka vendosur që gjatë kësaj Asambleje të japë dorëheqjen nga detyra që mban.

Rubiales mori drejtimin e Federatës Spanjolle në vitin 2018, pas largimit nga drejtimi i saj i Angel Maria Vijar i cili ishte shkarkuar për abuzimet me postin. Ai u rizgjodh në vitin 2020 për një tjetër mandat. Gjatë viteve në drejtim ai është përfshirë në shumë skandale si zhvendosja e Superkupës në Arabinë Saudite, bizneset me Pike, udhëtimet në Nju Jork me paratë e federatës apo edhe regjistrimet audio ku fyente klube si Atletiko Madrid, Sevillja apo Vijareal.

Ai është edhe anëtar i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, ku mban postin e zëvendëspresidentit të këtij institucioni, duke qenë një nga njerëzit më të afërt me Aleksander Çeferin./Panorama Sport