Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka vendosur që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës së komunës në “Lagjen e Boshnjakëve” nga strukturat paralele të Serbisë.
I pari i kësaj komune ka thënë për Telegrafin se afati është shtyrë për dy javë.
Ai ka bërë me dije se inspektorati i komunës sot do t`i informojë palët për vendimin e ri.