Produksioni na gënjeu sy për sy, Efi u nxjerrë MASHTRIMIN sheshit

Efi Dhedhes ishte një nga personazhet që spikati më shumë gjatë ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo arriti që të shkonte deri në finale, mirëpo u rendit e treta, por nuk doli pa asgjë.Gjatë natës finale, asaj iu premtua se do të ishte imazh i ‘Lori caffe’, një mundësi shumë e mirë për Efin.

Por, kur kanë kaluar muaj nga përfundimi i kësaj experience, Efit ende nuk iu është plotësuar kjo ‘dhuratë’. Pikërisht, për këtë gjë ajo u pyet sot nga ndjekësit, por mesa duket as ajo nuk është e qartë se çfarë po ndodh.

Nuk e di akoma po pres përgjigje’- u përgjigj Efi një pyetje që kishte të bënte me këtë projekt.

E mesa duket, as Efi nuk është e qartë se çfarë po bëhet me dhuratën që iu ofrua, por nuk iu plotësua!