Ramush Haradinaj pyet: Kur është boll për Kurtin?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. “Kur është boll për Kurtin”, ka pyetur ai.

Kritika e liderit opozitar vjen pas debatit mbi furnizimin me libra shkollorë, çka Haradinaj tha se është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga”, ka reaguar Haradinaj në Facebook.

Vendimi përfundimtar për furnizimin me tekste shkollore pritet të bëhet publik më së largu nesër paradite. Kështu ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Reagimi i plotë: