Ditën e djeshme, Fero, ka befasuar me deklaratën e tij, ku njoftoi për largimin nga muzika.
Sipas tij është haram muzika, ku ndër të tjera ka kërkuar që mos të dëgjohen më këngët e tij, shkruan lajmi.net.
Këto vendime të reperit erdhën pasi ai njoftoi që tashmë po i falë 5 vaktet.
Një tjetër reper, që i falë 5 vaktet por vazhdon të merret me muzikë është edhe Gold Ag.
Përkundër që është pritur përkrahja e tij për Feron, ai nuk ka bërë asnjë reagim.
Kjo nuk iu ka shpëtuar aspak ndjekësve, të cilët nuk kanë hezituar t’i komentojnë Gold-it.
Disa prej tyre i thanë që ta marr shembull Feron, e disa të tjerë mos reagimin e tij e kanë cilësuar si mos konvenim.
Largimin nga muzika për shkak të fesë, e kanë pritur mirë shumë hoxhallarët, të cilët i kanë uruar udhëzim të drejtë reperit.
Ndryshe, pak javë më parë, Fero ishte i burgosur nën dyshimin për rrahjen e bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, por që pas daljes nga burgu ai u shpreh i penduar./Lajmi.net/