“Upss! A doli?”-Stresit i ndodhë e papritura, zbulohet portreti i partneres së reperit!

Informacioni i fundit që kishim për jetën e tij private ishte lidhja me ish-partneren e tij Kejsi të cilën e përmendi shumë edhe gjatë kohës kur ishte konkurrent në formatin “Big Brother Kosova” ku u shpall fitues.

Bëhet falë për këngëtarin Arkimed Lushaj i cili njihet për ‘dramat’ në lidhjet e dashurisë.

Por së fundmi një situatë e papritur i ka ndodhur reperit shqiptar Stresi.

Ai po zhvillonte një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, video-‘live” kur papritmas atij i rrëshqet telefoni dhe në cep të pamjes shfaqet vajza e cila po e shoqëronte reperin gjatë pushimeve të tij.

Në video dëgjohet Arkimedi i cili thotë: A doli?

Duke lënë të kuptohet se ai nuk ka dashur që portreti i vajzës të zbulohet, por vajza në fjalë po bëhet virale si e dashura e re e Stresit.