Prindërit e Kurtit po qëndrojnë në shtëpinë që raportohet se është e “Ridit”

Gazetar: Genc Godanci

Kronika T7

Është mesi i ditës dhe kryeministri po merret me agjendën e tij të punës.

Pavarësisht se gruaja dhe vajza e tij po qëndrojnë në Norvegji, shtëpia e tij në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë nuk që bosh të hënën.

Brenda saj ishin prindërit e Albin Kurtit, që rrallëherë shihen me të nëpër fotografitë e postuara në rrjete sociale.

Mirëpo sikurse biri i tyre, edhe Zaim e Arife Kurti duket se nuk i kanë shumë në qejf pyetjet e gazetarëve.