Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar duke u shprehur se nuk meriton libra shkollorë një popull që Arbërie Nagavcit ia ka dhënë rreth 22 mijë vota, kur ishte kandidate për deputete në Lëvizjen Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-s.
Kajtazi këtë reagim e ka bërë pasi pikërisht ministrja Nagavci njoftoi sot se janë duke shqyrtuar mundësinë që paratë për blerjen e librave për vitin e ri shkollor t’ua transferoj drejtpërdrejt prindërve përmes platformës e-Kosova.
E për këtë, ai tha “nuk meriton libra një popull që Arbërie Nagavcit ia jep 22 mijë vota”.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021-s, Nagavci ka marrë 21 e 800 vota. Pas më shumë se dy vite, ajo u shpreh se tash po e shqyrtojnë mundësinë që t’i transferojnë mjetet financiare te prindërit dhe ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Mirëpo, ajo ka deklaruar se për këtë çështje pritet të vendoset brenda këtyre ditëve.