Haxhiu: Qeveria ‘Zdravo’ po dojnë me vjedhë edhe në Abetare

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se mos shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, është dështimi i radhës i Qeverisë, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, tani e 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave pasi këtë barrë ua pat heqë Hashim Thaçi duke ua siguruar librat falas përmes MASHT-it.

“Këta analfabetë funksional duhet të shkojnë në shtëpi, nuk janë të aftë të qeverisin, edhe në libra shkollorë po tentojnë të vjedhin edhe ne ABETARE!”, shkroi tutje Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Qeveria “Zdravo”, a edhe në ABETARE po doni me vjedh a?

Mos shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, është dështimi i radhës i Qeverisë, me qëllim të përfitimit nga rimbursimi përmes oligarkëve të bankave.

Tani e 15 vite prindërit nuk e kishin këtë obligim të blerjes së librave pasi këtë barrë ua pat heqë Hashim Thaçi duke ua siguruar librat falas përmes MASHT-it.

Për 330 mijë nxënës oligarkët e bankave do të përfitojnë nga transaksionet bankare afro 1 milion euro, ashtu siç po përfitojnë nga 10 euro në shtesat e fëmijëve ku 2.5 euro i përfitojnë oligarkët e bankave nga transferet bankare.

Këta analfabetë funksional duhet të shkojnë në shtëpi, nuk janë të aftë të qeverisin, edhe në libra shkollorë po tentojnë të vjedhin edhe ne ABETARE!

Çdo ditë skandale sikur me pas qenë në pushtet që 20 vjet e janë lodhur nga puna e angazhimi a në fakt asnjë sukses të Qeverisë nuk po e prekin qytetarët.