Gjermani vjen në Mitrovicë dhe konvertohet në mysliman në xhaminë e Shipolit

Një gjerman me emrin Daniel Thul, ka ardhur në Mitrovicë dhe është konvertuar në islam.

Kështu ka njoftuar hoxha Fatmir Latifaj, i cili bëri konvertimin në xhaminë e Shipolit, shkruan “Jepi zë”.

Njoftimi i plotë nga Latifaj:

Pas nje rrugëtimi shpirtëror njoftohet i riu Gjerman me të mirat e fesë Islame.

Dhe çdo njeri me zemer të pastërt kur e shijon ëmbëlsin e Islamit e dëshiron të jetoj me këtë bekim.

Sot Daniel Thul konvertohet në Islam i deshirojm gjitha të mirat në jetë dhe e lusim Allahun që ta forcoj për rrugëtimin e mbetur të jetës së tij në paqe dhe dashuri.
Me respekt v’llau juaj

Fatmir L.
Shipol, Mitrovicë