As sivjet nuk mungojnë rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele e lokale në Shqipëri, sidomos në bregdet.
Në një restorant në Shkodër mysafirët janë pritur me këngë serbe, raporton një lexues i Gazetës Express.
Sipas tij, rreth gjysma e mysafirëve aty kanë qenë nga Kosova, por kjo gjë si duket nuk e ka penguar stafin e lokalit që të lëshojë muzike serbe.
Për më shumë shihni videon:
Këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë edhe në të kaluarën. Zakonisht publikohen video ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.
Këto video ngjallin reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk pëlqehen nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.