Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të dielën se Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë sipas tij një kallëzim penal të dorëzuar nga ai në lidhje me keqpërdorimet në shpreonësimet për rrugën Kijevë-Zahaq.
Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon prokurorinë për njëanshmëri ndaj rasteve aktuale dhe të ish-pushtetit.
”Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore“.
”PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.