LDK e akuzon Albin Kurtin: Kryeministri është kryepërgjegjësi i 600 mijë eurove

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pas publikimit të dosjes së Prokurorisë për skandalin e rezervave shtetërore, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se kryepërgejgjës për këtë skandal është Albin Kurti.

“Kryeministri është kryepërgjegjësi. Përgjegjës i papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

PËRGJEGJËSI I PAPËRGJEGJSHËM

Nënshkrimi i Albin Kurtit në vendimin e Qeverisë së Kosovës që e mundësoi aferën me rezervat shtetërore, me dëme tē konsiderueshme: 600 mijë euro të taksapaguesve.
Kryeministri është kryepërgjegjësi. Përgjegjës i papërgjegjshëm.