Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar atij të VV-së, Armend Muja, duke thënë se i njëjti “për matematikën e hajnisë është ekspert”.
Haxhiu tha se të gjithë që po e sulmojnë prokurorinë dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore “nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti”.
“Me nënshkrimin dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në koordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit”, tha Haxhiu.
Tutje, deputeti i PDK-së tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, e as ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari e as kryeministri i vendit, Albin Kurti.