Gazetari i ashpër pas akuzave ndaj Kurtit: Mos u shqetësoni, kjo gjë ka hallakatur Serbinë dhe biznesmenët e regjistruar atje

Gazetari Gëzim Mekuli, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti, pas akuzave nga opozita për hajni, si pasojë e arrestimeve për rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Mekuli, në një postim në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët, që të mos frikësohen, pasi kryeministri Kurti nuk është i korruptuar dhe i shantazhuar, sikur “ata që ishin 20 vitë më parë”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, “zgjimi i shqiptarëve në Tetovë e në Shkup, kthesa e madhe politike dhe ekonomike në Kosovë, ka hallakatë Serbinë dhe ka tmerruar biznesmenët e regjistruar në Serbi”.

Reagimi i plotë i Mekulit:

Mos lani m** me shur**!

E keqja nuk mbrohet nga i miri; nëse ndodhë kjo mbrotje, ‘e mira’ si kod, si veprim, si sjellje e si moral, stërkeqet.

Hajnia nuk mbrohet nga i ndershmi, nëse ndodhë kjo mbrojtje, ‘nderi, ndershmëria” si vlerë e si moral, do të shprishet deri në pandershmëri.

Nuk guxohet, nuk duhet, nuk bënë, e assesi nuk ka hije, me u barazu me të keqen, me hajnin e me pandershmërinë.

Tw dashur lexues,

populli ynë i madh e ka një thënje të fuqishme e shumë domëthënëse: Mos lani m** me shur**, sepse hajnia është hajni, nuk ka parti, fe, e as kombësi.

Qytetarë, mos u tutni se maja e shtetit është e pastër; Nuk e ke Kryeminstrin e korruptuar e as të shantazhuar, ashtu sikurse që e kishe 20 vite më parë.

Popull, mos u shqetëso se nuk e ke Presidencën e korruptuar e të kapur, ashtu siç e kishe 20 vjet më parë.

Lexues tw nderuar, mos u bëni si ata!

Zgjimi i shqiptarëve në Tetovë e në Shkup, kthesa e madhe politike dhe ekonomike në Kosovë, ka hallakatë Serbinë dhe ka tmerruar biznesmenët e regjistruar n’Serbi… e qebesa edhe prokurori.

Kini metë n’kry e mos bini në frekuencat e mafias politike e ekonomike.

Kujdes në këto reagime publike; mos luani vallën e Vuçiqit!

– Se kush janë mediat shqipe, këtu s’kam nevojë të shtoj asnjë fjalë; e kam vërtetuar dhe trajtuar këtë problem shqipar që nga viti 1999.

Nëse jo, lexo librin kritik “Mediat dhe Politika”, (2006).