Foto/ Fansat i dhurojnë bluzë të personalizuar, Luizi ua bën qejfin, e vesh në koncert dhe i falenderon

Këngëtari Luiz Ejlli ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj dy familjeve shqiptare që e kanë mbështetur. Madje ata i kanë dhuruar edhe një bluzë me fotografinë e tij.

“Dy familje të nderuara me banim në kryeqytet, familja Veraj dhe Peqini më kanë mbështetur pa fund, dhe sot më dhuruan këtë bluzë që do e mbaj sot gjatë performancës time”, shkruan Luizi në Instagram. /Labirinth