Kaq qytetarë në Kosovë e kanë emrin ‘Tarzan’

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tashmë ka mundësuar mënyrën për të parë sesa persona në Kosovë e kanë emrin e njëjtë me tuajin.

Ndër shumë emra të çuditshëm në vendin tonë, nuk mungon as emri Tarzan.

Gjithsej 39 qytetarë të gjinisë mashkullore e mbajë këtë emër.

Numri më i madh i qytetarëve me këtë emër është në Suharekë, plot 10 persona.