“Bën gjeste të frikshme”- Merr fund “telenovela” e Fjolla Morinës! Këngëtarja pasi doli nga spitali psikiatrik heq dorë nga akuzat për mafie e vrasje, si është gjendja e saj

Fjolla Morina habiti jo pak, kur muajin e shkuar doli në rrjetet sociale me akuza të forta. Këngëtarja kosovare përmendi jo pak emra, apo ngjarje, duke akuzuar drejtpërdrejt emra të përfshirë.

Megjithatë, gjithçka u konkludua me faktin se këngëtarja nuk ishte mirë dhe më pas u detyrua të shtrohej në spital. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdendesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video pas daljes nga spitali.

Pas këtij postimi, Fjolla ka publikuar edhe një foto nga butiku i saj, duke treguar se tashmë i është rikthyer edhe punës. Muajin e shkuar ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në “Instagram” dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.

Nëna e saj, Selvete Rexha është rrëfyer për mediat kosovare në atë kohë, duke kërkuar edhe ndihmë. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. Mamaja e saj tha se këngëtarja ka probleme psikike, prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

Në lidhje me akuzat e rënda që Fjolla bënte, ka reaguar edhe Fisnik Syla, duke zbuluar se edhe më herët, këngëtarja është kuruar për shëndetin mendor.

“Fjolla Morina shkon te psikiatri, me letra, me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua. Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze”, tha Fisnik Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet, por akuzat me njëri-tjetrin viojnë. Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e Morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Para se të shkonte në Gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.

Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Drama ‘Fjolla’ është komentuar pafund në rrjet por edhe nga vetë personat që ajo ka akuzuar, të cilët kanë thënë se dukshëm ajo nuk është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.

Në video live, ajo është parë shpesh në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat, paraqitja e saj dhe të shpërthimet emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në të shara. Por aktualisht ajo i është rikthyer jetës së mëparshme, ku edhe vijon angazhimin me biznesin e saj, por edhe me kurën, që do të vijojë edhe për disa kohë jashtë spitalit.