Një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i resortit ku po pushonte.
Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se i riu ka rënë aksidentalisht.
Ai është plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, ku sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, për ngjarjen ka nisur një hetim.