Xhevdet Pozhari, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë. Ndërmarrësisë dhe Tregtisë rreth vendimit për mbylljen e Klan Kosovës, ku ka shkruar se pronësia e mediumit është ndryshuar 5 herë brenda 7 viteve.
Pozhari ka thënë se sipas KPM-së, ky biznes nuk ka kërkuar asnjëherë aprovim për ndryshime dhe i njëjti ka pyetur se a ka hala gazetarë budallenj që besoj se këto janë gabime teknike.
Pozhari gjithashtu ka thënë se ajo që beson është se “bashkë i bën veç mllefi ndaj Albin Kurtit që nuk bën kompromise me oligarkë të cilët i kanë bërë gjithë këto gjimnastika për t’iu shmangur tatimeve. Siç mund të kenë vepruar edhe me shumë biznese të tjera të cilat i kanë në pronësi… duke përfituar për vete dhe duke e dëmtuar shtetin.”