Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, thotë se Albin Kurti shkoi deri në – siç shprehet ai – ‘psikopati’ me vlerësimin e Sekretarit amerikan Blinken si ‘naiv’.
Ai thotë në Debat Plus, se e ka financuar për 8 vjet këtë parti, por se sot ‘ajo po bëhet shumë e rrezikshme’.
‘E kam financuar larg prej të tjerëve. 8 vjet me radhë e kam financuar. Nuk jam pishman. Por sot Vetëvendosja duke armiqësuar vendin me krejt botën, po bëhet e rrezikshme për Kosovën’, tha ai./Periskopi/