Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se turizmi në vendin tonë është agresiv.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në vendin tonë turistët trajtohen në mënyrë selektive, pra çmimet rriten në bazë të vendeve që vijnë turistët.
Sipas tij kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.
“Kemi një turizëm agresiv që mendon sot për sot. Pronarët që hapim hotele e shikojnë turistin jo si Zot të shtëpisë por si qenie për ta grabitur. Unë kam takuar miq nga Gjermania, Belgjika apo Anglia që kanë shkuar në Jug të Shqipërisë, nga Dhërmi deri në Ksamil. Këto çmime kapin vlera që janë të barabarta apo Spanja që është vendi më i kërkuar në të gjithë botën. Shërbime dhe cilësia nuk arrijnë në nivelin e çmimeve. Janë të pajustifikueshme. Turistët trajtohen në mënyrë selektive. Në asnjë vend të botës turisti nuk trajtohet në mënyrë selektive dhe raciste”- tha ai.