Gazetari Berat Buzhala e ka falënderuar publikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, për vërtetimin e dy gjërave në lidhje me çështjen Klan Kosova.
Buzhala ka thënë se deklarimi i deputetit Muja të dielën ka vërtetuar se biznesi medial Klan Kosova nuk ka kryer veprim të kundërligjshëm.
“Ne fakt, une e falenderoj publikisht Armend Mujen qe na i vertetoi dy sene qe na jemi tu i thone qe 1 muaj: 1. Ceshtjen e pronesise se mediave duhet me e rregullu KPM-ja dhe askush tjeter. KPM i ka te gjitha mjetet me i rregullu dhe monitoru mediat. Normalisht, pyetja eshte qysh i mori dokumentet Armendi nga KPM-ja. 2. Ceshtja e regjistrimit te Klanit eshte problem teknik dhe jo veprim i kunderligjshem. Armendi, per dallim nga ministria, publikisht na e verteton qe Klani e ka adresu dhe e ka rregullu. Ministria ne vendimin e saj e ka thene te kunderten. Nese kish me pase shkelje, na i kishin nxjerre syte tu i citu nenet qe jane shkele”, ka thënë Buzhala.
Ai ka thënë se rasti i Klan Kosovës tregon një tendencë të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj mediave.
“Klanin nuk po dojne me mbylle per arsye parimore. Mos besoni ne rrena te tilla”, ka thënë Buzhala.
“Klanin po dojne me mbylle me na mshele gojen mediave tjera. Me na tute. Me na disciplinu. Sigurisht qe dojne me e nise, sipas tyne, ne hallken ma te dobten”.