Ministri i Infrastrukturës, Liburn Ali ka publikuar disa foto nga punimet në aksin rrugor Dollc-Gjakovë për të cilin ai po mburret që i ka kthyer në rrugën e duhur punimet që sipas tij u trashëguan me shumë probleme.
Por, në postimin e tij i ka komentuar deputeti Hisen Berisha duke ia nxjerr një anë tjetër të këtyre punimeve.
Berisha i ka postuar foto e video që tregojnë cilësinë e ulët të punimeve në këtë rrugë.
Asfalt i shtrembër e i qarë shihet në fotot që ka publikuar Berisha që kanë dallim të madh me ato që ka postuar ministri Aliu.
“Kjo ka ardh si rezultat i punimeve jo profesionale. Siç i patë – këtu nuk punohet fare. Janë ndalur punimet” dëgjohet duke thënë Berisha i cili ia rendit gabimet që ka bërë gjatë shtrimit të asfaltit.