Ajo ka lindur në vitin 1909, pra tani është 113 vjeçe. Kurti zonjës Xhezide i ka dhuruar lule, teksa ka biseduar me të.
“Sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”, shkruan ministri i financave, Hekuran Murati që ishte në shoqëri të kryeministrit Kurti.