Tartufi është një prej produkteve vendase që është vendosur në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Tartufi i zi është më i përhapur, por gazetarja Alma Çupi thotë se në vendin tonë gjendet edhe lloji i bardhë, i cili shitet në shifra marramendëse. Përveç terrenit ku rritet, vlerat ushqyese dhe vështirësia për ta gjetur ndikojnë në rritjen e drejtpërdrejtë të çmimit të tij.
Alma Çupi: Ne kemi tartufin e bardhë që është shumë i shtrenjtë, më i shtrenjti është tartufi i bardhë dhe ne e kemi për fat të mirë, quhet tartufi alba. Është shumë i shtrenjtë.
Katerina Trungu: Alba, gentiana janë emra vajzash.
Alma Çupi: Vajzat dhe gratë janë ato që i mbledhin. Një kokërr tartuf i bardhë shkon edhe 90 mijë Euro, është zhardhoku më i shtrenjtë, rrënja më e shtrenjtë në botë është tartufi. Është shumë i mirë edhe për organizmin, ne kemi pyje që bëhet tartufi. Derrat e egër e hanë shumë. Po të shkosh nëpër pyjet e Shqipërisë gjen gropa se ata janë armiqtë e tartufit.
Nuk është mirë të na i hanë derrat, më mirë t’i mbledhim vetë. Tartufi mblidhet me një racë qeni që është mësuar dhe e nuhat se ku është. Ka shumë mbledhës tartufi në Shqipëri, për fat të keq pjesa më e madhe ikën në Greqi e tartufit tonë, nuk është se e mbajmë këtu./tvklan.al