Një qytetar, përkrahës i pushtetit, ka realizuar një video e cila është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok”.
Ai shihet të ketë veshur një bluzë e cila para ka fotografinë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Derisa filmon vetën, ai duket se fton dikë tjetër për ta filmuar, në mënyrë që të shihet edhe fotografia në pjesën e pasme të bluzës, ku është kryeministri Albin Kurti.
“Qitma Albinin, ma shpejt, ma shpejt se u bitis (përfundoi)” – dëgjohet duke thënë ai.